Si të vimë deri tek ideja për themelimin e një biznesi dhe çka na nevojitet?Është një pyetje që sillet në mendjen e çdonjërit I cili planifikon nisjen e një biznesi. Asnjëri nuk do të kishte dëshiruar që investimi I tij të dështojë dhe të falimentojë për periudhë të shkurtër kohore. Për të mësuar se si të vijmë deri tek ideja për nisjen e një biznesi le ta lexojmë një barcoletë.
“Një fshatar i pasur kishte fermë me pula. Ai dëshironte që të shumojë pulat por nuk e kishte idenë se si. Kishte dëgjuar se në fshatin e tij jetonte një njeri i ditur dhe i urtë, andaj vendosi që të shkojë ta pyes se mos vallë kishte idenë se ti shumonte pulat. Shkoi tek njeriu i ditur dhe e pyeti:
- Dëshiroj të shumoj pulat. Mos vallë keni ndonjë ide se si ta realizoj këtë qëllim?
- Po si jo.Merr 100 pula dhe të gjitha vendosi në ujë të ftohtë dhe lëri ashtu për gjithë natën-iu përgjigj njeriu i ditur.
Fshatari I pasur duke mos u menduar dy herë vendosi që të vepronte ashtu siç e këshilloi njeriu I ditur. Morri 100 pula dhe I vendosi në ujë të ftohtë duke I lënë ashtu për gjithë natën. Të nesërmen kur u zgjua pa që të gjitha pulat kishin ngordhur nga I ftohti. Fshatari u mërzit për humbjen e pulave, por duke dashur që ta rikthejë humbjen vendosi që përsëri ta pyeste njeriun e ditur. Shkoi dhe I tha:
- Idenë që ma dhe nuk funksionoi. Mos ndoshta keni ndonjë ide tjetër se si mund ti shumoj pulat?
- Provo kësaj rradhe vendosi në ujë të nxehtë dhe lëri ashtu për gjithë natën –iu përgjigj I dituri.
Fshatari përsëri nuk u mendua, dhe me të shkuar në fermë morri 100 pula dhe I vendosi në ujë të nxehtë duke I lënë ashtu për gjithë natën. Të nesërmen kur u zgjua pulat I kishte gjetur I njëjti fat. Të gjitha kishin ngordhur nga I nxehti. Mërzia se vinte shtohej tek fshatari, dhe duke dashur të kompensojë dëmin, përsëri vendosi ta pyeste njeriun e ditur. Arriti në shtëpinë e tij dhe iu drejtua me fjalët:
-Si duket edhe kjo ide nuk pati sukses. A keni vallë ndonjë ide tjetër si të shumoj pulat?
- Unë ideja kam sa të duash. Por ti a ke akoma pula?”
Me të vërtetë duket qesharake kjo ngjarje. Por pyeteni vallë se si ndjehet fermeri I cili humbi 200 pulat që kishte. Me siguri I dëshpëruar dhe I mërzitur. Kjo barcoletë na jep edhe përgjigjen se si të vimë deri tek ideja për themelimin e një biznesi. Të luash me para nuk është lojë, andaj edhe kur të investoni analizoni mirë se çfarë jeni duke vepruar. Mos merrni ide për nisjen e biznesit vetëm se prej një njeriu të ditur, por prej një të dituri dhe të profesionalizuar njëkohësisht. Një person mund të jetë mjaft I ditur dhe I urtë, por që nuk ka njohuri dhe nuk është profesionalist në një lëmi përkatëse, nga ai nuk duhet të merret ide se si duhet nisur biznesi. Pyetni individë të cilët njohin nevojat e tregut lokal dhe më gjërë, individë të cilët kanë njohuri se në cilët sektorë ka mungesë investimesh apo cilat produkte ose shërbime do të ishin të kërkuara nga konsumatorët. Konsultohuni me biznesmenë të cilët kanë pasur sukses gjatë aktivitetit të tyre afarist, me ekonomistë të cilët njohin mire rrethin dhe financier të cilët do tju kishin ndihmuar për çështjet financiare.
Tani që arritëm deri tek ideja për nisjen e biznesit I rikthehemi urtësisë së dytë e cila del nga barcoleta. Fermeri sakrifikoi pulat për ti shtuar ato, andaj edhe ti duhet që të “sakrikosh” një shumë parash për të filluar aktivitetin afarist. Mjetet financiare janë boshti kyç për themelimin e një biznesi. Burimet e financimit mund të jenë të ndryshme;duke nisur nga kapitali që posedoni, marrja borxh të afërmëve dhe miqve, marrje kredie, emetim letrash me vlerë nëse është shoqëri aksionare, etj.
Përsëri, edhe njëherë kujdes. Mos ju shkojnë paratë e juaja kot. Mos provoni fatin tuaj me idetë që jua japin persona të cilët nuk kanë njohuri mbi biznesin. Të dështosh disa herë në biznes don që të thotë të falimentosh veten dhe pasardhësit e tu.
Ide ka shumë, por a ka para?
Çfarë performance duhet që të ketë një biznes?

“Një biznes i cili prodhon vetëm se para është biznes i varfër” (Henri Ford)
Ndoshta mendoni që biznesi juaj është duke ecur përpara nga vetë fakti që fitoni shumë para. Të ardhurat nga shitja e produkteve dhe shërbimeve ju duken “të ëmbla” dhe me padurim pritni çastet kur numëroni paratë. Realisht biznesi juaj është i varfër. Jeni i preokupuar me numërimin e parave, kurse haroni nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve. Kurrë mos e largoni nga mendja juaj që paratë që ju fitoni dalin nga xhepat e konsumatorëve, dhe sikur të mos ishin ato, ju nuk do kishit sukses. Koncetrohuni më shumë në rritjen e performacës së biznesit, në zgjerimin e tregut dhe prodhimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Paratë që fitoni le të jenë një mjet me të cilin do të zhvilloni biznesin tuaj edhe më tepër. Përderisa ju kënaqeni duke shikuar shumat e të ardhurave të kompanisë, konkurrentët bëjnë plane strategjike për tju dobësuar. Produktet dhe shërbimet e reja, zgjerimi I tregut, kënaqja e nevojave të konsumatorëve le të jenë mbi të gjitha.
“Biznesi i juaj ndërtohet nga paratë e të tjerëve” (Peter Druker)
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse kam nisur biznesin? Padyshim që përgjigjja është : të bëj para. Por po ju pyes: paratë nga kush do ti merrni? Në këtë moment do të ndaleni dhe do të mendoni për një çast. Le ta japim së bashku përgjigjen: Biznesin tuaj e mbajnë të gjallë blerësit e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Me një fjalë biznesi I juaj ndërtohet nga paratë e të tjerëve, që në këtë rast në qendër qëndron konsumatori. Paramendoni një biznes pa konsumatorë. Do të ishte vetëm se një dekor me të cilin do të kënaqeshit duke e shikuar. Andaj për të pasur një biznes me performancë të mirë prodhoni produkte dhe shërbime të atilla të cilat u nevojiten konsumatorëve. Bizneset prej fillimit futen në lojën e konkurrencës, ku secili dëshiron të pozicionohet sa më mirë dhe sa më gjatë të mban trofeun e fitores. Në momentin kur biznesi juaj ngec, pyetni “pronarët e parave” se cilat janë nevojat dhe kërkesat e tyre nga se janë po ato që bëjnë të “jetoni” ose të “zhdukeni” nga loja e tregut.